Ahmeti konteston Bislimin, si të kthejnë kreditë ata që humbën punën?

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar ish-ministrit të Financave, Besnik Bislimit, lidhur me pakon ekonimike, e cila ndërlidhet me ata njerëz të cilët e kanë humbur punën gjatë pandemisë.

Ahmeti e ka konstestuar propozimin e Bislimit, duke pyetur se si mund ta kthejnë kredinë njerëzit që kanë humbur punën.

POSTIMI I PLOTË:

Sapo e dëgjova ish kolegun tim Prof. Besnik Bislimin që tha që propozimi i VV është më i mirë se 10 përqindshu i Trustit (propozim i LDK). Propozimi ishte ky – Qeveria duhet të ja u mundësojë qytetarëve me marr kredi në Bankë e qeveria të ja u paguaj kamatën. Kjo sipas Besnikut, do ta rriste kërkesën agregate.

Nuk jam përkrahës i madh i 10 përqindshit të Trustit si rritje e kërkesës agregate, ama ky propozim i VV e ka një mungesë esenciale.

Jena tu fol për njerëz që e kanë humb vendin e punës, apo biznesin apo thjeshtë i kanë humb të hyrat. Ne mundemi me e hjek kamatën, por kredia është aty. Me çka me KTHY atë kredi? Pra na vec po i mundësojmë me hy në borxh por pa kamatë.

Më mirë do të ishte të kreditohej shteti për të subvencionuar qytetarët apo me forma tjera të transferit dhe duke subvencionuar apo kontraktuar bizneset për punë të ndryshme.

Edhe më problematike për të majten – Me çdo kusht, si me masat në prill, si në Maj si tani – kjo politikë e ruan profitin e bankës. Për shtatë muajt e parë të 2020 – profiti i bankave në Kosovë 45 milion euro. Nuk jam kundër profitit të bankavr por kur kemi shtyer pagesën e kësteve të kredisë kemi pas mundësinë të ndalim edhe pagesën e interesit për atë periudhë. Kur e ndajmë profitin, ta ndajmë edhe humbjen.

P.s. Ju lus të më kurseni nga debatet partiake. Jemi tu diskutu idetë në një krizë ekonomike me shpresën që i gjejmë politikat më të mira. Dëshira ime do të ishte që kjo të vjen nga socialdemokracia e VV!

Të ngjashme