Ahmeti paralajmëron: Javën tjetër çmimet rriten sërish

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se javën tjetër mund të ketë sërish rritje të çmimeve në vendin tonë.

Sipas tij për rritjen e këtyre çmimeve ka ndikuar lufta ruse në Ukrainë.

“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është me bo panikë, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, tha Ahmeti në T7.

“Ne mundemi me i pas vitin tjetër 2 miliardë euro buxhet, por realisht ke më pak pare dhe këto s’po diskutohen. Për çka mundet me u mbajt përgjegjëse qeveria është se si ka reaguar përballë kësaj situate. S’ka reagim (nga qeveria)”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se VV nuk i beson askujt, dhe ky vazhdon të jetë problemi i saj më i madh.

“I ka humb edhe shkëlqimi kësaj fitores së VV-së pak pas një viti. Është e pritshme, e natyrshme sepse pritjet janë të mëdha”, tha Ahmeti.

“Problemi i VV-së është se nuk i beson askujt dhe vështirë është që VV-ja me ofru dikë. Pra kur t’i thotë Albini Ramushit, Avdullah Hotit e Lumirit: “hajdeni të ulemi” ata krejt kanë me i thënë : “po le se ne pesë vjet të kemi lutur ty kur ke qenë në opozitë e s’e ki bo këtë punë”. Jemi në një situatë, ku thjesht kërkohet që krejt kokat të jenë bashkë”, shtoi ai.

Të ngjashme