Ahmeti: VV po e merr qeverisjen në kohën më të keqe, ekonomia buzë greminës

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në.

Kjo, pasi sipas tij, Hotin e larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftës. “Po ashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël”.

Në anën tjetër, Ahmeti thekson se pa marrë parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV-në për ta marrë qeverisjen. “Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës”.

Ahmeti shton se kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejt.

Kurse dialogu, në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë prioritet.

“Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”, ka përfunduar Ahmeti.

Të ngjashme