Ahmetxhekaj: Në shtator fillon reforma e thellë në RTK

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere po shqyrton planifikimin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022.

Gjatë raportimit para komisionit, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se edhe për këtë periudhë janë munduar të vazhdojnë me logjikën e mirë të menaxhimit, ku si rrjedhojë sipas tij tremujorëshi i kaluar është përmbyllur me plus 67 mijë euro, por ka pranuar se shqetësuese mbetet fakti se rreth 87 përqind e buxhetit shkon në paga të punëtorëve.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë se RTK ka ende 1.6 milionë borxhe të trashëguara, por ka thënë se për këtë çështje do të marrim një vendim dhe do të kërkojnë edhe ndihmën e Kuvendit.

“Është e vërtetë se ne do të duhej t’i paguanim këto borxhe, por ne jemi duke funksionuar me buxhet emergjent. Këtë vit do të kemi mundësi të planifikojmë më mirë buxhetin për vitin tjetër. Për momentin nuk mund t’i paguajmë borxhet sepse nuk mund të jemi selektiv, por do të bëjmë marrëveshje me të gjithë për t’i paguar”, ka theksuar Ahmetxhekaj.

Pal Lekaj tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa ky komision, e jo ti ipet rëndësi shefit të BE-së.

“Kryetari i bordit i jep rëndësi më shumë shefit të BE-së sesa komisionit. Nuk ka diçka më të rëndësishme sesa ky komision. E shoh injorancë ndaj institucioneve vendore dhe të mos përsëritet. Mendoj që me shkuarjen e drejtorit as unë nuk do të rri këtu në shenjë proteste. Sa i përket rregullores së komisionit se drejtori nuk duhet të jetë prezent në cilën rregullore e keni lexu më saktësoni dhe në cilën rregullore të RTK-së”.

Të ngjashme