AKB: BE-ja frikëson investitorët në Trepçë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së se kinse Trepça duhet të jetë temë e Dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas AKB-së, me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por

“Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë. Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka  hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Ky është reagimi i plotë:

Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon ashpër ndaj zyrtarëve të BE-së se kinse Trepça duhet të jetë temë e Dialogut Kosovë-Serbi.

Me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por njëkohësisht Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë.

Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka  hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja.

Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm.

BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i Biznesit në Kosovë.

AKB thekson se “Trepça“  nga  institucionet e Kosovës, në asnjë moment nuk guxon  që te jetë temë e negocimit në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme