AKB: Efekti i taksës – produktet serbe u zëvendësuan, çmimet u rriten

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 13:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Biznesit, ka mbajtur konferencë me temën “Taksa 100% a është ekonomike apo politike ndaj Serbisë”, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se Kosova me taksën ka pasur përfitime të mëdha në aspekt ekonomik dhe diplomatik.

“Kemi realizuar një studim hulumtues që përfshin 6 mujorin e taksës. Bizneset dhe tregtarët kanë gjetur menjëherë partnerë të rinj, ka zëvendësuar produktet dhe ka pasur rritje të çmimeve të lehta. Kjo është në kundërshtim me pohimet e disa zyrtarëve që pa produkte serbe mund të ketë katastrofë humanitare. Kosova nga kjo ka pasur përfitime të mëdha në aspekt ekonomik diplomatik dhe negocues. Taksa ndali hovin e negocimit për ndarje apo korrigjim kufijsh”.

Ai shtoi se edhe letra e presidentit Trump, Samiti i Berlinit dhe samiti i paralajmëruar i Parisit janë produkt i taksës.

Sipas hulumtimit të AKB-së, tek bizneset 55 përqind taksa ka ndikuar pozitivisht, ndërsa 30 përqind ka ndikuar negativisht.

“55 përqind taksa ka ndikuar pozitivisht më bizneset ndërsa 30 përqind ka ndikuar negativisht. Shitja e produktit gjatë kohës së takës është rritur 40 përqind në industri ndërtimore në atë ushqimore është rritur 25 përqind. Kosova tani po furnizohet rreth 40 përqind nga shtete e BE-së dhe 15 përqind nga Shqipëria”.

Shahini u shpreh se sipas hulumtimit të tyre 96 përqind e të anketuarve kanë thënë që taksa ka qenë vendim i drejtë.

“Gjatë kohës së taksës çmimet janë rritur më shumë në sektorin e shërbimeve të transportit, produkteve lukse dhe ndërtimtarisë. Në pyetjen se a ka qenë vendim i drejtë vendosja e taksës, 96% e të anketuarve kanë thënë po dhe 3 përqind jo”.

Të ngjashme