AKB-ja dhe Dogana dakordohen për bashkëpunim në përkrahje të bizneseve

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 10:56 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të 20-vjetorit të Doganave të Kosovës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, kanë mbajtur konferencë për media me temën “Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve dhe prodhuesve vendës”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ndihet i vlerësuar që Dogana po bën vizitën e parë në AKB.

Sipas tij, kjo vizitë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin reciprok për të mbështetur të gjitha bizneset në Kosovë.

“Diskutuam për tema të rëndësishme për afirmimin e Doganës dhe bizneseve të Kosovës. Pranë juve janë dy organizatat më taksambledhës dhe taksapaguese më të mëdhenjtë. Edhe pse ka pak probleme në krahasim me importe janë të vogla, por ne do të mundohemi që asnjë biznes mos të ketë probleme dhe të bëjmë rritje në këtë aspekt. Në kuadër të 20-vjetorit të doganave të  Kosovës, ne kemi pasur kënaqësinë që jemi organizata e parë që na viziton për të rritur bashkëpunimin reciprok për të krijuar kulturë fiskale”, tha ai.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, deklaroi se Dogana do të vazhdoj të jetë përkrahëse e vazhdueshme e bizneseve në vend.

Siç tha ai, në vitet në vazhdim Dogana do të avancohet edhe më shumë në përkrahje të të gjitha bizneseve.

“Dogana ka një rol të rëndësishëm për shtetin e veçanërisht për bizneset. Në fuqi janë ligjet që bizneset paguajnë doganat në kufi për mallrat e importuara. Dogana është për tu vlerësuar lartë. 0.02% të çdo procedure të ankesave dhe kjo është arritur falë bashkëpunimit me AKB-në. Dogana do të jetë përkrahës e të gjitha bizneseve, qoftë në shkurtimin e kostos kohore dhe financiare dhe do të jetë partnerë edhe në të ardhmen. Në dekadën e ardhshme do të jemi edhe më të avancuar në rritjen e bizneseve. Dogana është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Berisha, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme