AKB-ja e KEDS-i vizitojnë Fabrikën “Silcapor”, dakordohen për zgjidhje të problemit me energji elektrike

Kaçanik | 05 Sht 2019 | 17:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, drejtori Menaxhues i KEDS-it,  Alper Erbas  dhe drejtori Ekzekutiv Komercial i KESCO, Gokalp Cinbis,  kanë vizituar  Fabrikën e Bllokave “Silcapor” në Kaçanik ku janë njoftuar për së afërmi me punën e kësaj kompanie dhe problemet që kanë ata me energji elektrike, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u arrit marrëveshje në mes të drejtuesve të KEDS-it dhe pronarëve të kompanisë “Silcapor” që problemet që u janë shkaktar nga rryma të zgjidhen.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kompania “Silcapor” është një fabrikë e suksesit e cila ka rritur numrin e të punësuarve dhe është kompani me cilësi konkurruese edhe në tregun rajonal dhe evropian.

“Aleanca Kosovare e Biznesit në kuadër të vizitave sot me një delegacion i përbërë nga bizneset e ndryshme qoftë prodhuese, kemi vizituar një fabrikë “Silkapor” te zoti Berisha e cila është një fabrikë e suksesit, e cila ka kaluar në sfida të kohës dhe gjithmonë ka korrur sukses duke e rritur punësimin për shkak se e dimë muajve të fundit është vendosur taksa kundër produkteve të Serbisë dhe kjo e rritur këtë kompani për 200 të punësuar, por edhe prodhimin për 100% sa e ka pasur para taksës”.

“Kjo kompani është lidere dhe si lidere e ka marrë edhe tregun e Maqedonisë Shqipërisë kohëve të fundit edhe në Serbi eksporton dhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo e bën që prodhimit vendor t’i jepet besim më shumë sepse i ka të gjitha certifikatat për kualitet dhe cilësi”.

Shahini i bëri thirrje Qeverisë së ardhshme që të kujdesen më shumë dhe t’u ofrojnë kushte më të mira bizneseve vendore.

“Qeveritë në të ardhmen duhet të kujdesen më shumë për prodhuesit e vendit duhet të kujdesen më shumë politika nxitëse për shtetet e huaja, por edhe duke i mbrojtur investimet dhe provimet vendore”.

Pronari i Kompanisë “Silcapor”, Zelqif Berisha, tha se pas takimit me përfaqësuesit e KEDS-it kanë arritur marrëveshje që problemet me trafo energjetike të zgjidhen.

“Pas takimit që e patëm pas vizitës është për t’u përshëndetur KEDS-i sepse ne kemi pasur më herët problem me  energji elektrike, nuk është në interes të dy palëve bëmë që të lidhet unaza kryesore Kaçanik-Brezovicë-Ferizaj, na premtuan që dobët rregullohet dhe do të lidhet dhe besoj që të gjitha problemet energjetike në bazë të marrëveshjes që e bëmë  janë të përfunduara”.

Berisha tha se këtë vit kanë pasur rritje të eksporti dhe kjo falë edhe taksës ndaj mallrave me origjinë serbe dhe të bosnjës.

“Ne sivjet kemi pasur rritje të eksportit falënderoj edhe për taksën ka ndikuar shumë, por eksportin më së shumti e kemi në Shqipëri në Mal të zi në Maqedoni dhe në Zvicër dhe Spanjë dhe është një përmirësim j madh i kualitetit dhe teknologjisë. Ne kemi dikund 40 deri 200 punëtor të ri sivjet”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme