AKB: Kosovarët shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 13:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar kryesisht në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri më 12 prill, për të kuptuar se sa qytetarë e kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë, biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë, Vlorë, Sarandë, Budvë, duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë, përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por, këto shpenzime duhet të jenë shumë më larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini.

Lexo më shumë:

Të ngjashme