AKB-ja mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas AKB-së, ky është një hap i vonuar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë për të shtatën herë.

“Ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ëekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike që po e shkatërrojnë ekonominë, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Në fund, AKB thotë se shpreson në tejkalimin, siç e quan pandemi politike, që sipas tyre është mundësi për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe prodhuesve vendor.

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme