AKB: Kosova e infekton Evropën e trazon Ballkanin me masa kufizuese, mbi 170 të vdekur për një javë në vend

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka kritikuar qeverinë e vendit, se po vonohet sa i përket vendimeve kundër Covid-9.

Në komunikatë thuhet se lirimi i masave gjatë verës janë shkaktarë i gjendjes së tanishme, e të cilat tani po ndikojnë në humbje të mëdha ekonomike, e që brenda javës kanë vdekur 170 persona nga Covid-19.

AKB-ja vlerëson se përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit publik i takon institucioneve shtetërore

Komunikata e plotë:

Qeveria e Kosovës si gjithë herë ose ngutet ose vonohet të merr vendime të duhura në të mirë të qytetarëve dhe të bizneseve.

Masat e çliruara pa kushte në mes të verës për të ju hi në hatër klubeve të natës e dasmorëve nëpër ahengje me diasporën solli një gjendje të rënd në vend duke krijua humbe të madhe ekonomike e jeta njerëzish ku mbi 170 të vdekur brenda një jave të cilët ishin të pa fajshëm që lanë mbrapa familje dhe shoqëri të mërzitur për sa ata të janë gjallë.

Po kush është përgjegjës me siguri ajo shpërndahet duke tentuar ti ik secili por në fund i askujt.

AKB e vlerëson se përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit publik i takon institucioneve shtetërore kurse për ruajtjen e shëndetit individual secilit.

Qeveria e para e nxiti dhe trazojë Ballkanin me masa kufizues dhe me vendimin për të i ndaluar qytetarët dhe bizneset e të gjitha vendeve që pa teste dhe vaksina mos të hynë në Kosovë, nëse merren statistikat se sa qytetar hyn në Kosovë për vizitë brenda viti nga regjioni dhe sa hynë diaspora jonë gjatë pushimeve atëherë del se vendimi i qeverisë në verë ishte ngutshëm e tash i vonuar me plot pasoja shëndetësore dhe humbje ekonomike.

Disa vende në EU të infektuar e fajësojnë Kosovën dhe kanë futë në semafor të kuqë për vizitë , diasporen tonë në karantinë duke i dhënë vendit imazh të keq.

Kosova edhe në këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore nuk pranon donacione për vaksina së paku nga dy shtete dhe ju skadon afati mbi 100 mijë vaksinave të cilat kanë një kosto të lartë financiare.

Kosova nuk tejkalon problemet shëndetësore me orë policore por me avancim të rritjeve të shërbimeve shëndetësore e publike.

Të ngjashme