AKB kundër rritjes së çmimeve të energjisë: Kosova barazohet me vendet tjera sa i përket çmimit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) po e kundërshton rritjen e energjisë elektrike e cila do e rëndon edhe më shumë ekonominë prodhuese, përpunuese dhe shërbyese, por edhe qytetarët e Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, AKB thotë se ZRRE-ja nëse rrit çmimin e propozuar të energjisë elektrike, Kosova do e zë vendin e parë në Ballkan, duke e tejkaluar edhe Greqinë, Bullgarinë e Kroacinë e duke u barazuar me çmimet mesatare energjetike në EU.

“Qeveria e vendit është pa strategji zhvillimore dhe energjetike, po agjendë dhe vizion afat shkurt e afat mesëm do e dëmton rëndë investitorët vendor dhe të huaj dhe qytetarin e vendit. AKB-ja është duke zhvilluar një studim lidhur me trendin energjetik në Ballkan dhe EU ku së shpejti do të publikon”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme