AKB: Qeveria e Kosovës ta plotësoj të drejtën parimore të bizneseve të garantuara me Kushtetutë

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Aleanca Kosovare e Bizneseve, sot në konferencën për media prezantoi shqetësimet e komunitetit të Biznesit lidhur me mos funksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të paraqitura në 14 arsyetime të cilat sqarojnë dëmet dhe padrejtësitë që komuniteti i bizneseve po i përjetojnë që nga viti 2013 e këndej.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha se bazuar në kontaktet e përditshme me pronaret e bizneseve të cilët në vazhdimësi shprehin dhe paraqesin vërejtjet e tyre në efikasitetin dhe profesionalizmin e Divizionit Fiskal pranë Gjykatës Themelore, si dhe të Gjykatës së Apelit, si dhe bazuar në kërkesën e vazhdueshme për kthimin e mandatit ligjor të ish Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, i cili si organ administrativ i shkallës së dytë është marrë me shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave kundër vendimeve të ATK-së dhe të DK që janë parashtruara deri me 30 nëntor 2012, AKB-ja që nga viti 2015 duke mbetur besnike kërkesave të komunitetit të bizneseve ka parashtruar disa herë kërkesë zyrtare institucioneve relevante të Kosovës për ri-themelimin e këtij Bordi.

Duke parë neglizhencën dhe hezitimin e vazhduar të institucioneve vendimmarrëse për inicimin e procedurës ligjore për ri-themelimin e këtij Bordi, me arsyetim se kundër është Komisioni Evropian, AKB-ja si rezultat i presionit të komunitetit të biznesit Kosovar rifreskon kërkesën drejtuar këtyre institucioneve për domosdoshmërinë e ri-themelimit të ish BPR-së. Z. Shahini potencoi se Qeveria ta plotësoj të drejtën parimore të bizneseve të garantuara me Kushtetutë dhe mungesa e sigurisë juridike po i frikëson investitorët vendor dhe të huaj, kurse Qeveria duhet ta plotësoj këtë të drejtë të mohuar padrejtësisht për komunitetin e Biznesit.

Lumnije Ajdini, Menaxhere e AKB-së ka prezantuar 14 pikat që arsyeton kërkesën e drejtë të komunitetit të biznesit për rithemelim të Bordit të Pavarur për Rishqyrtim.

Ndërsa, Suat Berisha, Nënkryetar i AKB-se prezantoi raportin e Komisionit Evropian ku e kanë vlerësuar punën e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime si efikas, të paanshëm dhe profesionalë. Ai potencoi se nga koha kur ky Bord nuk është funksional ATK dhe Dogana e Kosovës kanë rrit shkallën e padrejtësisë ndaj bizneseve dhe Bizneset nuk kanë ku të ankohen sepse e vetmja e drejtë e tyre për ankimim në shkallën e parë është ATK- Dogana e Kosovës dhe në Departamentin Fiskal- Gjykatën Themelore ku këto lëndë presin trajtim me vite të tëra.

Të ngjashme