AKB: Qeveria me pako sociale, por jo më pako për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një postimi në facebook ka komentuar zotimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove tha se është pako sociale e jo pako për zhvillim ekonomik.

“AKB, e vlerëson pakon sociale të mirë dhe të domosdoshme për këtë periudhë, pasi qē Kosovës po i mungon një pako zhvillimore , si rezultat i mungesës të një Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik, prandaj parat e taksapaguësve Kosovare duhet ti kthehen përmes kësaj forme sociale, ku këto përjashtohën qytetarët të cilet nuk kanë asnjë të ardhur nga kategoritë e cekura të qeverisë!”

Tutje shkruhet se bizneset e investitorët kanë nevojë për reforma kyçe ekonomike që nxisin zhvillim e punësim, duke shpresuar që Qeveria e Kosovës në pakon e radhës të ketë në fokus zhvillimin ekonomik.

“Bizneset, investitoret kanë nevoj edhe më shumë për reforma të politikave kyçe ekonomike qe nxitin zhvillim, punësim, investime , export dhe prodhim. Shpresoj, së qeveria e Kosovës, pakon e radhes do ta kenë fokus zhvillimin ekonomik dhe uljen të taksave të përkohshëm për produktet bazike që qytetarët të kalojnë me lehtë ketë përiudh të krizës ekonomike”.

Të ngjashme