AKB: Vit i tkurrjes së ekonomisë dhe diplomacisë kosovare

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

AKB-ja,  gjatë këtij viti  ka pasur bashkëpunim të ngusht me gjithë spektrin ekonomik, biznesor, politik dhe atë ndërkombëtar, për të sensibilizuar brendin e Kosovës që të jetë edhe një brend edhe më i fuqishëm  e njohur ndërkombëtarisht, tha kryetari i  Aleancës Kosovare të Bizneseve, në konferencën e fund vitit.

Sipas njoftimit, Shahini tha se vitin 2018 e vlerësojmë si një vit të tkurrjes ekonomike dhe diplomacies politike, sepse ka pasur tkurrje të investimeve,  ku vetëm në gjashtë muajshin e parë ishin mbi 100 milionë euro, ndërsa në këtë tremujorin e fundit të këtij viti janë mbi 50 milionë.

“E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i politikave jot ë mira për zhvillim ekonomik të vendit, por edhe rezultat i politikave diplomatike të cilat nuk ishin fuqizuar në arenën ndërkombëtare, duke mos i sjellë Kosovës edhe më shumë njohje e më shumë të arritura në aspektin diplomatik”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së  numëroi edhe dështimet, ku AKB  vlerëson si vit të dështuar sa i përket liberalizmit të vizave, ku vendi mbeti shteti më i izoluar.  Kosova nuk arriti të anëtarësohet në Interpol. Nuk u arrit rezultati apo konsensusi për dialogun me Serbinë. Nuk pati njohje të reja, por pati tërheqje.  Diplomacia e jashtme si në aspektin ekonomik e politik nuk solli rezultate. Ende veriu mbetet i pa integruar.  Problem shqetësues mbetet mos njohja nga 5 shtetet e BE-së. Nuk ka pasur reforma në shëndetësi, drejtësi, arsim, bujqësi, kulturë, ku ka edhe pakënaqësi e protesta të ndryshme, të cilat kanë sensibilizuar spektrin publik.  Mbrojtja nga ndotja e ajrit dhe mjedisit është rrezik për qytetarët.  Siguria në trafik rrugor ende mbetet larg për të dëshiruar, mungesa e energjisë po ashtu është problem për bizneset ku kanë humbur  në shumë aspekte . Ligji për Trepçën, edhe përkundër që është bërë ende mbetet jashtë funksionit .  Ndërmarrjet publike janë buzë kapitullimit, si PTK-ja që ishte e suksesshme e mbeti në duar të subvencionimit të shtetit.  Kuvendi i Kosovës ishte dështim ku shumë seanca kanë dështuar, ku deputetët që paguhen për atë punë nuk janë shumë herë aty.  Puna e agjencioneve të pavarura ajo e rregullatorëve, e prokurorisë  e gjykatave  nuk është e kënaqshme.

“ Vendi ka shënuar edhe suksese të ndryshme sidomos krijimit të mekanizmave shtetërore. Suksesi më i madh i këtij viti ishte themelimi i Ushtrisë.  Po ashtu edhe vënia e taksës 100 për qind ishte një sukses tjetër i rëndësishëm , ku ekonomia e vendit arriti të rritet në të gjitha fushat, sidomos të sektorit prodhues. Janë rritur edhe shkëmbimet tregtare me Shqipërinë e disa vende mike”, tha Shahini.

Ai shtoi se Shqipëria e Kosova mbeten sektorë të rëndësishëm për konkurrencën në Ballkan , por dy shtetet duhet bërë më shumë për të krijuar favore për ekonominë.   SHkëmbiet janë rritur mbi 34 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo jep shpres se vitin e ardhsëm do të kemi edhe rritje më të madhe.

Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, prezantoi projektet e punë e realizuara gjatë këtij viti nga AKB-ja.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së dhe pronar i Kolegjit Universum, tha se vitin që po e lënë pas e vlerëson si vit jo të mirë të ekonomisë. Sipas tij vendi po vazhdon të lëngoi për eksporte, gjë e cila është brengosëse.  Nga ana tjetër kapitali i kosovarëve po eksportohet jashtë. Ai shtoi se institucionet duhet të bëjnë reforma edhe më të thella.

Fadil Maxhuni, anëtarë i AKB-së dhe pronar i kompanisë ndërtimore Redoni, tregoi se sektori i industrisë së ndërtimeve po has në vështirësi , ku bankat po i kërkojnë klientëve që për kredi të banesave të kenë hipoteka.  Problem tjetër mbetet edhe mos pranimi teknik i objekteve nga ana e komunave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme