AKB vlerëson lehtësimin e masave për bizneset, por kërkon kujdes

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e vlerëson Kosovën si vend me masa më lehtësuese anticovid sa i përket lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve, në kohën kur BE-ja po mbyllet për shkak të rrezikut nga një valë e re.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr një vendim të madh e të mirë, por edhe të rrezikshëm me qëllim që të lehtësohen masat e qarkullimit nga ora 05-22h duke i lënë të lirë të gjithë sektorët ekonomik të punojnë pa ndalesë”, ka shkruar kreu i AKB-së, Agim Shahini.

Sipas Shahinit, kjo do të ndihmojë ekonominë, por rritë rrezikun nëse nuk i përmbahen masave dhe manualit për të mbrojtur shëndetin publik.

“Qeveria të rrisë masat e kontrollit për respektim të rregullave anticovid nëpër vendet publike”, përfundon kryetari i AKB-së.

Të ngjashme