AKB: Vota kundër tërheqjes së Trustit – votë kundër kërkesës së popullit

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se vota e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër tërheqjes së një përqindjeje nga Trusti i kursimeve pensionale është votë kundër kërkesës së qytetarëve.

Nëpërmes një reagimi në faqen e Facebookut, AKB thekson se qytetarët me të drejtë po kërkojnë mjetet e veta për të tejkaluar krizën, e cila i ka prekur të gjithë – qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

“Nëse sot deputetet nuk e votojnë kërkesën e votueseve dhe qytetarëve të Kosovës, atëherë këta duhen t’i ndëshkojnë si deputetë dhe parti politike në zgjedhjet e ardhshme”, theksohet në komunikatën e organizatës që udhëhiqet nga Agim Shahini.

Të ngjashme