Akciza për gazin nuk do të hiqet, MF-ja vendos për hapat e mëtutjeshëm

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 13:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL) ka organizuar konferencë për medie me temën “Gjendja dhe shqyrtimi i problematikës në sektorin e naftës”.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, theksoi problemet kryesore që ka kjo shoqatë, siç janë kyçja në rrugë, kontrollimi i cilësisë se naftës në kufi, trupat inspektues të hiqen, ligji i naftës të kalojë sipas kërkesës së shoqatës, heqja e akcizës për propan dhe butan etj, raporton Ekonomia Online.

“Problemet kryesore që janë për shoqatën janë: kyçja në rrugë ku kemi pas takim me Pal Lekajn që poashtu edhe kontrolli i cilësisë të jetë në kufi, trupat inspektues të hiqen, kriteret e reja për pika karburanti në komunë, pika të reja karburanti, kemi kërkuar heqjen e akcizës për propan dhe butan, pranimi i humbjeve dhe licencat 10 vjeçare pas 10 viteve të përhershme”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se alternativa për të arritur bashkëpunim në mes të ndërmarrjeve është partneriteti publiko-privat.

“Është dëshmi që partneriteti publiko-privat nuk ka alternativë dhe duhet bashkëpunim mes ministrive dhe qeverisë.  Sektori privat kërkon të jetë pjesë e proceseve dhe pjesë e zbatimi të ligjit dhe implementimit të standardeve evropiane”, tha ai.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, theksoi se energjia është prioriteti kryesor i kësja Qeverie. Ai tha se janë identifikuar problemet kryesore me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e derivateve.

Sipas tij, këto probleme do të zvogëlohen në zero në kuadër të zvogëlimit të informalitetit dhe krimit të organizuar.

“Sektori i energjisë në qeverinë Haradinaj është prioritet për zhvillimin dinamik të ekonomisë së vendit. Shumë kërkesa janë të perceptueshme dhe mund të ofrohet zgjidhje për to. Kemi identifikuar problemet që nuk lidhen me çështjet individuale tuajat, por janë prezentë problemet, kjo zgjidhej e problemeve i takon institucioneve të shtetit, do të jemi të obliguar të kujdesemi që ato veprimtari ti zvogëlojmë deri në 0, në kuadër të fushatës të zvogëlimit të informalitetit, krimit të organizuar”.

Zëvendësministri Financave, Nezir Gashi, premtoi bizneseve të naftëtarëve që ministri së shpejti do të vijë më një përfundim për menaxhimin e akcizës.

Gashi theksoi se nuk do të ketë heqje të tërësishme të akcizës, por një harmonizim të saj me kushtet që ju përshtaten bizneseve.

“Do vëmë kompromise nga buxheti i shtetit për bizneset sepse ato janë investimet më të mëdha, ka ardhur momenti që të fokusohemi në drejtimin e kërkesave tuaja pa neglizhencë pa një kohë të tejzgjatur. Çështja e kërkesës së heqjes së akcizës në gaz, jo heqja por do bëhet një analizë dhe aspektin pozitiv do ta merrni në konsultë me ministrin se si do të veprojmë për akcizën, por koha do të jetë e shkurtër”.

Zëvëndësministri i Transportit, Rexhep Kadriu, tha se do krijohet një ligj për këto pompa të benzinës në veçanti për kyçjen në rrugë të pompave.

“MI në planin ka parapa ndryshim ligjin ku bëjnë pjesë kyçjet në rrugë. Nuk është e mirë që të gjitha punët të kryhen me udhëzime administrative sepse po vjen ministri tjetër, dhe duhet të përgatisim ligjin, në pjesën e dytë të muajit shkurt do të jetë në debat publik, MI së bashku me juve do diskutojë se si të plotësohet më tutje ky ligj. Kemi formuar një komision në të gjithë rajonet do bëjmë incizimin e kyçjeve në rrugët regjionale dhe rajonale, sepse nuk kemi pasqyrë të qartë sa kyçje i kemi, sa pompa të karburantit që paguajnë kyçjet, sepse ka biznese që kanë 10 pompa benzine vetëm për 2 paguajnë kyçje ndërsa për të tjerat jo”.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, tha se bashkë me ministrinë e Financave janë dakorduar që trupat inspektuese për matjen e cilësisë së naftës të kthehen nën menaxhimin. e MTI-së.

“MTI rregullon tregun duke përfshirë produktet e naftës, është duke përfshirë kërkesat në treg. Katër prioritet tona janë: ngritjen e kontrollit të cilësisë për të gjitha produktet; mti prioritet e ka efikasiteti. për kontrollin e cilësisë së naftës me të gjitha derivatet tjera, bashkëpunimin në tregun e naftës dhe mbrojtjen e naftës, dhe koordinimin e mekanizmave institucionalë. MTI bashkë me MF janë dakorduar që udhëzimi administrativ që trupat inspektuese që kanë qenë në kuadër të doganave dhe është kontrolluar kualiteti i naftës në doganë jemi në përfundim në plotësim të ndryshimit të kthehen trupat inspektuese nën Ministrinë e tregtisë dhe industrisë”.

 

Të ngjashme