AKK: Vetëm 33 për qind e zyrtarëve publikë e kanë bërë deklarimin e pasurisë, afati mbyllet më 31 mars

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në përfundim të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4737 zyrtarë të lartë publikë sa e kanë obligim ligjor, deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë deri sot e kanë bërë vetë 1581 (33.14%), njofton AKK.

Siç njofton komunikata dërguar medieve, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj, iu ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit, do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme