AKP bën shitjen e 15 aseteve me vlerë rreth 620 mijë euro

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 13:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të 15 aseteve, raporton Ekonomia Online.

Përmes metodës së Likuidimit u shpallën fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 15 asete sa ishin në shitje përmes kësaj shitje me likuidim gjithsej u pranuan 25 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 618,367 mijë €uro.

Me këtë rast, Manushe Mataj-Shaqiri, zyrtare e lartë për përgatitjen e domumenteve të shitjes, informoi rreth procedurës së shitjes dhe tregoi se shitja kontrollohet nga katër tavolina.

“Janë gjithsesj 15 asete. Kemi katër tavolina kontrolluese, tri prej tyre që bëjnë kontrollimin e plikove. Tavolina e katërt përbëhet nga ekspert të marketingut, zyrtar ligjor e financiar.”

“Pas leximit rezultatet bëhen publike në projector, menjëherë pasi të fillojmë hapjen e ofertave”, tha ajo.

Ofertat janë pranuar ditën e mërkure nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave ka filluar nga ora 12:30. Ndërsa, ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 14:20 dhe është mbajtur në Sallën e Hotelit Grand Prishtina, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në linkun: https://www.pak-ks.org/desk/inc/media/C440A55E-6677-4597-B7E7-B13C61C901F2.pdf.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

No description available.
No description available.

Të ngjashme