AKP-ja shet 29 asete të ndërmarrjeve në likuidim

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:57 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.29.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 29 përmban 51 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin dhjetor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit http://www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.29 do të jetë dita e mërkurë, 15 shkurt 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 22 shkurt 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme