AKP-ja shpall shitjen e 114 aseteve përmes likuidimit

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:33 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit numër 39.

Pranimi i ofertave kanë nisur të bëhet nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00. Ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30, raporton Ekonomia Online.

Në këtë valë do të ofrohen për shitje 114 asete, ku përfshihen një numër i konsiderueshëm i tokave bujqësore, lokaleve afariste dhe pronave tjera në të gjitha rajonet e Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së likuidimit.

Të ngjashme