AKP-ja shpall shitjen e 32 aseteve përmes likuidimit

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 43.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve numër 43 përmban 32 asete. Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit, raporton Ekonomia Online.

Dorëzimi i ofertave ka filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet, duke filluar nga ora 12:30.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit.

Asetet që janë në shitje:

Njësia nr.01-KB Zhegra Toka në Lladovë (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 2142m² (21ari 42m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Lladovë, në Komunë të Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Zhegra Fi-529/98

Njësia nr.02- Agromorava Toka në Gushicë (Lot A) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 5022m² (50ari 22m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Gushicë, në Komunë të Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: P.I.P.P.Agromorava Fi-229/89

Njësia nr.03-Produkti Toka në Bajë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 43459m² (4ha 34ari 59m²), në ZK Bajë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.04- Produkti Toka në Suhogerllë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 7928m² (79ari 28m²), në ZK Suhogërllë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.05-Produkt Toka në Kllodërnicë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 12317m² (1ha 23ari 17m²), në ZK Kllodërnicë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.06-Produkt Toka në Obri të Poshtme – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 45465m² (4ha 54ari 65m²), në ZK Obri e Poshtme, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.07-Elan Parcela 205 ZK Beçuk – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 35596m² (3ha 55ari 96m²) në ZK Beçuk, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSHB Elan Vushtrri Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.08-Elan Parcelat në Zhilivodë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 23712m² (2ha 37ari 12m²), në ZK Zhilivodë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSHB Elan Vushtrri Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.09-Elan Parcelat 1041-0 dhe 1045-0 ZK Dumnicë e LLugës-Mesme – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 23719m² (2ha 37ari 19m²), në ZK Dumnicë e Llugës, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSHB Elan Vushtrri Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.10-IMB Lokali 8 – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 36.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 37m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” (ndërtesa “Vampirusa”), afër ish “Jugopetrollit” dhe varrezave myslimane në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi-1045/94; JSC Mlinpek Fi-1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.11-Produkti Toka në Baks – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 10140m² (1ha 01ari 40m²), në ZK Baks, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.12-Produkti Toka në Brojë 1 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 19500m² (1ha 95ari), në ZK Brojë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.13-Produkti Toka në Brojë 2 – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 48452m² (4ha 84ari 52m²), në ZK Brojë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.14-Elan Parcela 1001-0 Muhaxheri i Epërm-Studime e Epërme – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 25058m² (2ha 50ari 58m²), në ZK Muhaxheri i Epërm/Studime e Epërme, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSHB Elan – Vushtrri Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.15-Tokë në Vojnik – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 31884m² (3ha 18ari 84m²), në ZK Vojnik, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Produkti – Skenderaj Fi-727/89; Fi-8163/92; DD Produkt Fi-2694/94; DD Dijamant-Produkt Fi-140/95

Njësia nr.16-Elan Tokë në Dubovc – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 31272m² (3ha 12ari 72m²), në ZK Dubovc, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSHB Elan – Vushtrri ; NSH Elan, Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.17 – NPB Malishgani Toka Bujqësore – Zllakuqan 1 – përfshin tokën me sipërfaqe 82ari 43m² (8243m²), në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.18 – NPB Malishgani Toka Bujqësore Qeskovë– përfshin parcelën me sipërfaqe 1ha 20ari 70m² (12070m²) në ZK Qeskovë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike, aktualisht qasja bëhet përmes rrugës fushore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.19 – NPB Malishgani Toka Bujqësore Zllakuqan 2 – përfshin tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 51ari 64m² (5164m²) në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugën publike. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.20 – NPB Malishgani Toka Bujqësore Grabanicë 1 – përfshin tokën në sipërfaqe të përgjithshme 3ha 99ari 42m² (39942m²) në ZK Grabanicë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.21 – NPB Malishgani Toka Bujqësore Grabanicë 2 – përfshinë tokën me sipërfaqe 1ha 86ari 30m² (18630m²) në ZK Grabanicë, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.22 – NPB Malishgani Ngastra 247-1 në Dranashiq – përfshin parcelen me sipërfaqe 77ari 57m² (7757m²) në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi-256/90

Njësia nr.23 – KB Përparimi Tokë Bujqësore Miroc I – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 13661m² (1ha 36ari 61m²), ZK Miroc, komuna Podujevë. Prona e tenderuar aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OP “Sloga” Fi-100/80, KB “Përparimi” Fi-940/90

Njësia nr.24 – KB Përparimi Tokë Bujqësore Llaushë – Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 42276m² (4ha 22ari 76m²), në ZK Llaushë, komuna e Podujevës. Prona e përfshirë në këtë shitje aktualisht nuk shfrytëzohet nga palët e treta. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OP “Sloga” Fi-100/80, KB “Përparimi” Fi-940/90

Njësia nr.25 – NSH D.L.B. Lavërtaria-Blegtoria Tokë bujqësore në Korishë 1 – ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 39444m² (3ha 94ari 44m²), që ndodhet në ZK Korishë, Komuna Prizren. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK “Progres-Export”-“Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, “Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo ” Fi-698/89, Fi-7337/92

Njësia nr.26 – NBI Rahoveci Prona në Dejnë 2 – ofron për shitje tokën në sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 39ari 54m² (23954m²), në ZK Dejnë, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP “Orvin”Orahovac Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.27 – NBI Rahoveci Prona në Retijë 1 – ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 4ha 17ari 29m² (41729m²), në ZK Retijë, komuna e Rahovecit. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP “Orvin”Orahovac Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.28 – NSH D.L.B. Lavertaria-Blegtoria – Prona në Zojz 1 – Prona ofruar në tender përfshin tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 23ari 94m² (12394m²), në ZK Zojz, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK “Progres-Export”-“Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, Fi-698/89, Fi-7337/92

Njësia nr.29 – NSH D.L.B. Lavërtaria-Blegtoria Prona në Zojz 2 – Prona ofruar në tender përfshin tokën bujqësore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 91ari 24m² (29124m²) dhe gjendet në ZK Zojz, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK “Progres-Export”-“Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, Fi-698/89, Fi-7337/92

Njësia nr.30 – NSH Vreshtaria Toka bujqësore në Shpenadi 1 – ofron për shitje tokën/arë në sipërfaqe të përgjithshme prej 3307m² (33ari 07m²), që ndodhet në ZK Shpenadi, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: VINOGRADARSTVO” sa p.o. u Dušanovu – Prizren Fi-696/90; “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren Fi-563/92; “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. Fi-1921/92

Njësia nr.31- NBI Rahoveci – Prona në Hoqë të Vogël 7 – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 26154m² (2ha 61ari 54m²), që ndodhet në ZK Hoqa e Vogël, KK Rahovec.(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:NBI/PIP “Orvin”Orahovac Fi-492/89; Fi-1764/92

Njësia nr.32 – NBI Rahoveci – Prona në Hoqë të Vogël 8 – ofron për shitje tokën bujqësore/kulosë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 13362 m² (1ha 33ari 62m²) që ndodhet në ZK Hoqa e Vogël, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 3,000).

Të ngjashme