AKP-ja shpall shitjen e aseteve me likuidim 36

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 12:39 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.36.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 36 përmban 105 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin gusht 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 11 tetor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme