AKP shpërndan mbi 2.9 milionë € për punëtorë të NSh-ve

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 11:21 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka ekzekutuar vendimet për shpërndarjen e fondeve  të 20 përqindëshit të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.

Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikuar edhe për 42 ndërmarrje shoqërore.

Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 2 936 825 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 5 720 punëtorë.

Transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).

Në total, Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për rreth 44 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të NSh-ve, kurse vetëm gjatë vitit 2016 Agjencia ka arritur që të shpërndajë shumën prej 4 193 672 euro.

Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikuar edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

ndermarrje shoqerore ndermarrje shoqerore1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme