Aktiviteti ekonomik në Kosovë në 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 përqind

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Aktiviteti ekonomik në Kosovë në 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 përqind, i nxitur nga rikthimi i vizitave të diasporës, masat mbështetëse fiskale, dhe huadhënia më e lartë konsumatore – thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore për ekonominë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rritja ekonomike në Kosovë projektohet të mbetet mbi 4 përqind gjatë periudhës afatmesme. Ruajtja e shkallës së përshpejtuar të vaksinimit vlerësohet si prioritet në periudhën afatshkurtër, transmeton Klankosova.tv.

Raporti konstaton se në planin afatmesëm Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike të orientuar kah një produktivitet më i madh.

Të ngjashme