AlbSat, platforma më e re televizive e vetmja 100% shqipfolëse

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në tregun shqiptar vjen platforma më e re, e vetmja 100% shqipfolëse. AlbSat bashkon në një paketë të vetme, ekskluzivisht, të gjitha kanalet gjeneraliste më të mira shqiptare dhe kosovare. Gjithashtu, pjesë e kësaj platforme janë edhe kanale të dedikuara plotësisht në përmbajtje me lajme, filma, seriale, muzikë, dokumentarë, lifestyle, programe për fëmijë dhe adult.

Ekskluzivisht, në këtë platform do të mund të ndiqni eventin më emocionues futbollistik, UEFA Champions League si dhe 6 kampionate të tjera sportive: kampionati Belg, Skocez, Portugez, Turk, UEFA Youth League dhe Zvicerian.

Programacion i larmishëm i platformës plotëson shijet dhe nevojat e të gjithë familjes. Plot 47 kanale vetëm për ju!

  • 9 kanale gjeneraliste si Klan HD, Vizion Plus, Klan Kosova, RTK, RTV 21, Dukagjini, Alsat dhe T7.
  • 3 kanalet më të rëndësishme informative si Fax News, Abc News, Kanali 7
  • 9 kanale dedikuar premierave më të fundit të kinematografisë botërore
  • 4 kanale dedikuar serialeve më të ndjekura amerikane, turke dhe latine
  • 5 kanale për të gjithë adhuruesit e sportit ku transmetohet 24 orë vetëm eventet më emocionuese futbollistike
  • 5 kanale dedikuar dokumentarëve, zhvillimit të shkencës, planetit dhe vendëve të reja
  • 4 kanale dedikuar shikuesve të vegjël, për t’i mësuar dhe argëtuar ata
  • 3 kanale lifestyle për adhuruesit e kuzhinës, dekorit, designit dhe të të jetuarit mirë
  • 3 kanale dedikuar muzikës më të fundit shqiptare, moderne dhe popullore
  • 2 kanale adult

AlbSat bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në një ekran të vetëm me qëllim informimin dhe argëtimin. Ky është ekrani që bashkon të gjithë shqiptarëve kudo që janë, si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme