Ambasadori austriak viziton Ngrohtoren e Gjakovës, e para e bazuar në biomasë: Të shtyhet përpara agjenda e gjelbër

Gjakovë | 04 Nën 2021 | 13:17 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger, tha se Kosova duhet të ndërmarrë masa në implementimin e agjendës së gjelbër, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës, Weidinger u nda shumë i kënaqur me implementimin e projektit të ngrohtores me biomasë të realizuar nga kompania austriake URBAS Energitechnik e të financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky është projekti  i parë i këtij lloji në Kosovë. Biomasa konsiderohet si mbrojtëse e ambientit, përderisa rreth 40% e qytetarëve të Gjakovës do të jenë pjesë e kësaj ngrohtore.

“Jam shumë i kënaqur me impelmentimin e këtij projekti që është financuar nga BE dhe realizuar nga një kompani austriake, e specializuar në teknologjinë e gjelbër. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku dhe shpejt se si duhet të marrim hapa drejt ndryshimeve klimatike”.

“…ky impiant me biomas është shembulli konkret. Unë jam shumë i kënaqur që është një kompani austriake që e ka implementuar këtë”.

Ndërsa, drejtoresha e Zyrës Tregtare të Austrisë, Vjosa Huruglica, tha se shteti austriak është lider në teknologjinë e gjelbër.

Sipas saj, Kosova është me fat që implementimi i këtij projekte është bërë nga një kompani e këtij shteti.

“Ishte vërtetë fasionuse të dëgjojmë për punën e madhe që është bërë. Si përfaqësuese e Odës austriake, jam shumë e kënaqur se realizimi është bërë nga një kompani austriake  URBAS Energitechnik dhe dëgjova fjalët më të mira. Kisha dashtë ta shtojë se kompanitë austriake janë liderë në teknologjinë e gjelbër, kemi pasë fat që një kompani si  URBAS Energitechnik ka realizuar projektin”.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se kjo vizitë është e rëndësishme në shumë dimesione, atë ekonomikë, social e ambiental.

“Besoj që kjo vizitë është e pakontestueshme në shumë dimisione, e rëndësishme në aspektin ekonomikë e ambiental. Por e rëndësishme është që po thellohet bashkëpunimi me partnerët strategjik. Vet prania e ambasadorit austriak i jep dimension shtesë”.

“Duhet të mësohemi në Kosovë edhe me lajme të mira, jo vetëm këqija. Dhe duhet të jetë obligim moral të raportojmë edhe për kësi storie të suksesshme siç është ngrohtorja e Gjakovës”.

“Kjo vizitë po zhvillohet në dy data të rëndësishme, e dini që në Glasgoë po mbahet samiti për çështjet klimatike, e dyta shtetet evropiane e kanë tejkaluar me sukses rimëkëmbjen ekonomike, dhe Austria është ndër vendet që ia ka arrit të dal fituese ndaj kësaj beteje, prandaj duhet të mësohet nga eksperienca e tyre”.

Ndërsa drejtoresha e ngrohtores, Albana Skiviani, tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi në realizimin e agjendës së gjelbër, raporton EO.

“Ne ndihemi të nderuar me këto vizita. Gjatë këtij takimi i shpalosëm detaje të projektit, ne e falënderojmë BE-në për financimin. Po ashtu diskutuam për rolin e kompanisë. Është bërë një punë shumë e mirë, projekti tashmë ka filluar. Presim bashkëpunime të tilla me të gjithë akterët”.

Ndryshe kompania austriake URBAS Maschinenfabrik Ges.mbH është angazhuar nga Bashkimi Evropian për të ndërtuar një impiant të kogjenerimit të biomasës për furnizimin me ngrohje qendrore të qytetit të Gjakovës ,si pjesë e një tenderi ndërkombëtar Kostoja totale e projektit ishte mbi 15 milionë euro, duke përfshirë studimet përkatëse, monitorimin dhe punën e ndërtimit.

Projekti mundësoi ndërtimin e një termocentrali të ri për Gjakovën, i cili do të gjenerojë si ngrohje ashtu edhe energji elektrike nga biomasa, dhe projekti do të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.

Si rezultat i këtij projekti, kostot vjetore të operimit për Ngrohtorja pritet të ulen me 35 deri në 50%, ndërsa në të njëjtën kohë ndotja e përgjithshme në këtë zonë do të ulet me mbi 90%.

Impianti i ri i kogjenerimit të biomasës do t’i ofrojë ngrohtores kapacitete më të larta ngrohjeje, tarifa të përballueshme  dhe imazh pozitiv të përdorimit të energjisë së gjelbër vendore.

Të ngjashme