Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori vizitoi UBT-në

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, ka vizituar UBT-në, institucionin lider dhe model në rajon për cilësi, lidership, inovacion.

Ambasadori Mitsunori u prit nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ku bashkërisht panë nga afër infrastrukturën tejet moderne, si dhe gjitha objektet që posedon institucioni në Kampusin Inovativ në Lipjan.

Ata panë rreth 100 laboratorë inovativ të të gjitha fushave të studimit, sallat për pjesën teorike, bibliotekën me mbi 250 mijë tituj dhe libra fizik, sallat e leximit, ambientet rekreative, sallat për pjesën praktike, etj.

Me këtë rast, rektori Hajrizi theksoi se UBT ka krijuar inftastrukturë me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, infrastrukturë që është e krahasueshme me atë të universiteteve prestigjioze botërore.

Rektori Hajrizi tregoi se praktikat dhe profesionalizmin e e fituar, UBT i ka vënë në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori Mitsunori u shpreh i lumtur me kushtet infrastrukturore që pa, duke potencuar se ky institucion vlerësohet të ketë krijuar një proces cilësor e të lehtësuar studimi.

Të ngjashme