Analistët parashikojnë një vit të mirë për tregjet financiare

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ekzistojnë mundësi të mira, që arsyet që e rrëzuan tregun e aksioneve, gjatë vitit 2018, të ndryshojnë gjatë vitit që sapo ka nisur. Pas dhjetorit më të keq që nga 1931 dhe pas vitit më të keq që nga kriza financiare e vitit 2008, tregjet kanë hyrë të Vitin e Ri me tentativën për tu ringritur, por ende të ndjeshme ndaj paqëndrueshmërisë që rezultoi katastrofike për dhjetorin e kaluar.

Indeksi S&P 500 humbi 9.6 për qind për vetëm për dhjetorin dhe 6.6% të vlerës për vitin 2018.

Humbjet më të mëdha, tregu i aksioneve i realizoi në tremujorin e fundit të 2018, për shkak të shqetësimeve që kishin të bënin me ngadalësimin e ekonomisë, rënien e fitimeve të korporatave, rritjen e interesave nga Rezerva Federale dhe përshkallëzimin e luftës tregtare SHBA-Kinë.

Por, shumica e analistëve të Wall Street, sjellin një pamje optimiste për tregun e aksioneve, gjatë këtij viti dhe parashikojnë një rritje me rreth 20%.

Por, ndërkohë që ditët e fundit kanë qenë inkurajuese, disa analistë deklarojnë se, tregu mund të qëndrojë i paqëndrueshëm dhe mund të shkojë në të dyja drejtimet derisa të stabilizohet, shkruan Scan.

Tregu i aksioneve ka qenë i shqetësuar për axhendën e Rezervës Federale për rritjen e normave të interesit.

Por, për shkak të zhvillimeve më të fundit, për vitin 2020 tregu po e kupton se ka më shumë mundësi për uljen e interesave se sa për rritjen. Edhe për sa i përket tregtisë SHBA-Kinë janë rikthyer shpresat.

Presidenti Donald Trump njoftoi nëpërmjet Twitter-it disa zhvillime inkurajuese, ndërsa afati i fundit për arritjen e një marrëveshje tregtare me Kinën është data 1 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme