Ankohen bizneset: Shqipëria e sheh Kosovën si mundësi përfitimi, bakshishi i detyrueshëm në Morinë

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kanë përjetuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Por disa biznese në vend konsiderojnë se procedurat burokratike dhe taksat e vendosura janë të panevojshme dhe të ekzagjeruara, raporton Ekonomia Online.

Shqipëria po e sheh ende Kosovën si mundësi përfitimi, thotë Besir Çmega, menaxher i përgjithshëm i kompanisë së transporti të mallrave “Railtrans”.

Ai bëri të ditur se përballen me pengesa të shumta gjatë transportit të mallrave në Shqipëri, siç është bakshishi i detyrueshëm në Morinë.

Këto komente ai i bëri në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse”.

Sipas tij, nëse nuk jepen ryshfet rreth 8 euro kamionët detyrohen të presin me ditë në kufi.  Taksën në  “Rrugën e Kombit” ai e vlerësoi si shumë të lartë.

“Problemi kryesor qëndron të mentaliteti ndryshe që e kemi si vende. Qasja dhe trajtimi është i ndryshëm. Ata ende na shikojnë si mundësi përfitimi. Në Shqipëri ka pasur edhe shprehje të dhunës ndaj kompanive kosovare. Barrierë tjetër është edhe korrupsioni. Për kamionë taksa është 45 euro, por është më shumë, shkon deri në 80 euro. Taka të jetë në nivelin e rajonit, jo kaq e lartë. Tjetër është bakshishi i detyrueshëm në Morinë. Jepet një mijë leke ose 8 euro për secilin kamion. Nëse nuk i jep qëndron kamioni një ditë, dy ditë”.

Ai ka thënë se i kanë adresuar këto brenga te institucionet e Kosovës, por ajo çfarë ato u kanë thënë është që “mos jepni”.

“Jam adresuar për këto çështje, ata thonë mos jepni, mos veproni”.

Mergim Prishtina, drejtor i kompanisë farmaceutike “Trepharm”, tha se nuk mund të flitet për bashkim të tregut me Shqipërinë kur ende nuk ekziston tregu i lirë.

Ai bëri të ditur se në Shqipëri i kanë të regjistruara vetëm 20 produkte farmaceutike, derisa kanë aplikuar edhe për 15 produkte të tjera por që aplikimet sipas tij, po qëndrojnë në sirtar të shtetit shqiptar.

Prishtina tha se 160 produkte farmaceutike të Shqipërisë janë të regjistruara në Kosovë.

“Bashkimi i tregut Kosovë-Shqipëri, deri tash kemi pa qe ende nuk ekziston tregu i lirë e lëre më bashkimi i tregut. Nuk shog asnjë element drejt unifikimit të tregjet. Nuk tregti të mirë mes dy shteteve. Certifikata fitosanitare, është arritur marrëveshje, por kjo nuk njihet. Ajo certifikate në çdo shtet njihet, që tregon cilësinë e produktit. Në qeveri shihet pompozitet që kanë nënshkruar marrëveshje për këtë certifikatë. Kemi pak prodhues farmaceutik, si atje si këtu. Ministria ka vendosur reciprocitet për prodhimet farmaceutike me Shqipërinë. Sot i kemi regjistruar 20 produkte atje, kemi aplikuar për edhe 15 produkte por ato po qëndrojnë ne sirtar. Në Shqipëri janë të kujdesshëm që të pengojnë të bërit biznes në Shqipëri”.

“Në si kompani eksportojmë në 6 vende, nuk kemi hasur kërkesa si të Shqipërisë, as nga Vietnami e deri të Polonia. Numri i produkteve të Shqipërisë në Kosove është 160, ndërsa në i kemi vetëm 20 produkte. Barrierat nuk zgjidhen me kërkesat tona ndaj Qeverisë së Shqipërisë, duhet tu drejtohej institucioneve tona, duhet të kemi mbrojtje nga institucionet tona. Ministrat tonë ende kanë hezitim, shihet së fundmi qe thonë se do të mbrojmë bizneset vendore”.

Prishtina tha se Qeveria e Kosovës duhet të vendos vëmendjen te produktet që kanë kapacitet eksporti.

“Qeveria jonë duhet të përgatite mirë, të mos ngutet me takimet e Qeverive, të shikohet interesi. Të vendoset presion në produkte që kanë kapacitet eksporti në tregun e Shqipërisë Mos të shkohet vetëm me produkte specifike, të shihen interesat e dy shteteve. Tregu i Shqipërisë është i gatshëm për produkte tona, pranimi i produkteve tona është shumë e lehte, me vendos një produkt made in Kosova në Serbi është e pamundshme”.

Kujtim Gjevori, kompania “Skafa”, tha se ekzistojnë individë të caktuar që e bllokojnë tregun e lirë, të cilët sipas tij janë të lidhur me bizneset në Shqipëri.

“Kemi barriera, bllokime në kufi, skanerë, kontrolle të stërzgjatura, kjo po vërehet edhe në bilancin 1 me 5, i cili është në disfavor të Kosovës. Besoj që janë individ të caktuar që e bllokojnë tregun e lirë, të cilët janë të lidhur me biznese atje. Puna e patriotizmit, ne jemi vëllezër, por është e çuditshme e unë eksportoj në Suedi e Norvegji, ndërsa në Shqipëri nuk mundem”.

 

 

Të ngjashme