ANP “Adem Jashari” me linjë të re Prishtinë- Shtutgard

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe kompania ajrore “Air Mediterrean” kanë mbajtur një konferencë për medie me rastin e lëshimit të linjës së re Prishtinë-Shtutgard dhe anasjelltas, raporton Ekonomia Online.

Gokman Aritay drejtor i operimeve gjatë një konference të mbajtur për media tha se është i lumtur për lëshimin e kësaj linje ajrore .

“Ne jemi shumë të lumtur t’i mirëpresim kolegët nga “Air Mediterrean” dhe partnerët e tyre. Prishtina po rritet dhe ne jemi të sigurt se do të kontribuojmë që aeroporti “Adem Jashari” të rritet sa më shumë’, tha ai.

I gëzuar me këtë fluturim u shpreh edhe Andreëw Hallak, i cili tha se kjo linjë do t’i sjellë udhëtarët më afër vendlindjes.

“Sot po festojmë hapjen e linjës më të re “Air Mediterrean”. Është nder që të hapim këtë linjë dhe të operojmë për dhe nga Prishtina për në Shtutgard, Munih dhe Bazel. Ky është vetëm fillimi. Me kohë ne do të investojmë edhe në hapjen e linjave të tjera Duseldorf, Lion dhe Melburn. Kemi investuar në punësimin e njëqind punonjësve kosovarë”, shtoi ai.

Të ngjashme