ANP “Adem Jashari”: Nuk kemi qenë pjesë e diskutimeve për linjën Prishtinë-Beograd

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, sqaron për opinionin se përfaqësuesit e tyre nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve për marrëveshjen e linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e ANP  “Adem Jashari”, Valentina Gara, përmes një statusi në Facebook, ka sqaruar se përfaqësuesit e ANP  “Adem Jashari” LKIA nuk kanë qenë pjesë e takimeve, diskutimeve dhe as e vendimeve.

Ajo shton se çdo kompani që merr leje nga këto dy autoritete mund të operojë te ne dhe ne do t’u ofrojmë shërbime.

Ky është statusi i saj i plotë në FCB:

Kohëve të fundit kemi pranuar shumë pyetje në lidhje me linjën Beograd – Prishtinë prandaj dua të sqaroj se:

Përfaqësuesit e ANP  “Adem Jashari” LKIA nuk kanë qenë pjesë e takimeve, diskutimeve dhe as e vendimeve.

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës janë dy autoritete që japin leje Kompanive Ajrore për të operuar/fluturuar në destinacionin e Prishtinës.

Çdo kompani që merr leje nga këto dy autoritete mund të operojë te ne dhe ne do t’u ofrojmë shërbime.

Të ngjashme