ANP: Nuk kemi ende vendim zyrtar për ndalimin e ndonjë destinacioni

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se deri tani nuk kanë pranuar asnjë vendim/kërkesë zyrtare për anulimin/ndalimin e destinacioneve që i shërbejnë në ANP, përveç destinacionit të Italisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gara ka thënë se qytetarët do të informohen për çdo risi në lidhje me fluturimet.

“Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjē vendim/kërkesë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat i shërbejmë nga ANP ‘Adem Jashari’, përveq destinacionit të Italisë!

Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja!

Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante!”, ka shkruar Gara.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme sonte në mbrëmje, ndër masat për parandalimin e Coronavorusit, vendosi të pezullojë përkohësisht linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (deri në një një vendim tjetër).

Të ngjashme