AQP me tender 13-milionësh për naftën, nuk përfshin kushtet profesionale

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 08:11 | Nga

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka përgatitur dosjen e tenderit për furnizim me naftë. Tenderi për të cilin planifikohen të shpenzohen më shumë se 13 milionë euro nuk përmban kushtet standarde, të cilat çdo dosje e tenderit përmban, shkruan sot Koha Ditore .

Kjo, sipas këtij institucioni është bërë me qëllim që të rritet konkurrenca e të bjerë çmimi i ofrimit të naftës. Në dosjen e tenderit nuk janë kushtet as qarkullimi financiar, as referencat nëse kompania ka fituar ndonjëherë ndonjë kontratë publike .

Drejtori i AQP-së, Mursel Rracaj, ka thënë se me këtë po bëhen më të hapur për të gjitha kompanitë. “Kjo është bërë me qëllim që secili që merret me këtë çështje të mundë të aplikojë”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme