Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon këtë vit

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 10:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, realizuan vizitë inspektuese punimeve në urën Kaçanik-Hani i Elezit, 5.7 kilometra e gjatë, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës.

Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit.

Haradinaj tha se është i kënaqur me dinamiken se si po zhvillohen punimet në këtë segment, derisa theksoi se është i bindur që punimet në fjalë janë nën angazhimin e kompanisë më të sigurt në botë.

“ Jemi sot bashkë me ministrin Lekaj, në punishte ku po punohet rruga 6, jemi të bindur se kjo punishte është në duart me të sigurta në botë, njerëzit më kompetent. E mira është se janë katërmijë njerëz që punojnë. Janë qindra kompani të Kosovës të kontraktuara me njerëz të Kosovës që punojnë dhe do të përfitojnë nga kjo përvojë”, tha Haradinaj, gjatë inspektimeve.

Ndërkaq, Drejtori i projektit të kompanisë Bechtel Enka, Riyadh Alkawazayi, e ka falënderuar kryeministrin që sot mori pjesë në inspektimet e punimeve në këtë segment të autostradës dhe për interesimin e tyre për t’i parë nga afër zhvillimet.

Ai tha se është i lumtur që t’i tregojë kryeministrit për progresin, i cili personalisht është angazhuar për mbarëvajtjen dhe angazhimin e këtij projekti.

Haradinaj, kërkoi që të vazhdohet me dinamikën e punimeve të deritashme dhe që punimet të përfundojnë para ndërrimit të moteve.

Të ngjashme