Arian Zeka: Relacionet ekonomike Kosovë-Amerikë mision yni

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 13:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i investitorëve amerikanë, i cili po qëndron në Kosovë, vizitoi sot Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), raporton Ekonomia Online.

Më këtë rast, kryesuesi i këtij delegacionit, Michael Mintz, tha se Kosova është një mundësi shumë e mirë për investime.

“Kosovën e kam vizituar edhe verën e kaluar dhe e kam parë si një mundësi të mirë për të investuar. E di që ia vlen dhe besoj që ky investim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Mintz.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tha se relacionet ekonomike Kosovë-Amerikë do të bëhen edhe mision i këtij institucioni.

“Jemi të kënaqur duke e ditur sa mirë është të vish dhe të investosh në Kosovë, të gjesh një partner biznesi”, u shpreh Zeka.

“Do doja ta falënderoja ambasadoren Sahatqija, e cila po punon jo vetëm që ta përfaqësojë Kosovën, por edhe po mundohet të ndërtojë relacione të biznesit, relacione ekonomike ndërmjet, Kosovës dhe Amerikës e cila shpresoj që do bëhet edhe mision i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës”.

Shefja e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Amerikës gjithmonë ka hapësirë e sidomos kur bëhet fjala për investime.

“Një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën që t’i kemi sot këta mysafirë këtu më mesin tonë. Ka gjithmonë vend dhe hapësirë për bashkëpunim dhe do t’i kisha ftuar edhe për investime të tjera”.

Investitorët amerikanë më herët gjatë ditës u pritë edhe nga zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli; takuan përfaqësues të  Asociacionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK); si dhe vizituan Odën Ekonomike të Kosovës.

Delegacioni i kryesuar nga Michael Mintz, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, të hënën takuan dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ndër tjerash, gjatë bashkëbisedimit me këtë delegacion, kryeministri Haradinaj tha se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane.

Të ngjashme