ARKEP-i thotë se nuk ka pranuar asnjë informatë për shitjen e IPKO-s, institucionet s’mund të ndërhynë

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 13:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka raportuar në Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me blerjen e kompanisë IPKO.

Gjithashtu edhe u.d kryeshefes ekzekutive për gjendjen në NP Telekomi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Shqiprim Pula, anëtar i Bordit ka thënë se si ARKEP, nuk kanë pranuar procesin e shitjes as nga Telekomi Slloven, dhe as nga IPKO.

Mes tjerash ai ka thënë se nuk kanë pranuar shkresë nga asnjë autoritet për blerje, si dhe asnjë ofertë.

Ai tha se Telekomi Slloven në korrik të 2019 ka nisur procesin e shitjes dhe që nga atëherë procesi është i pa përfunduar.

Pula ka thënë se kanë kompetenca të plota në vendimmarrje.

“Neve si institucione si ARKEP nuk kemi pranuar nga Telekomi Slloven dhe as nga IPKO lidhur me procesin e shitjes. Prandaj mbeta Kosovës IPKO ka dy njësi biznesore po ashtu Telekomi Slloven ka edhe njësi të tjera në vendet e rajonit dhe ata kanë vendosur procesin e shitjes ta nisin në Kosovës”.

“Telekomi Slloven në korrik të 2019 e ka nisur procesin e shitjes dhe që nga atëherë procesi është i pa përfunduar dhe Telekomi tash kanë ofertuar për blerje, por blerja nuk ka ndodh zyrtarisht”.

“Republika e Kosovës në institucionet e saja mund të ndërhyjë vetëm kur të konfirmohet procesi i shitjes”.

“Në momentin që shitet IPKO ata duhet të bëjnë kërkesë rishtas nëse mund tu barten detyrimet te subjekti i ri”.

Nëse nuk ka kaluar përmes neve shitja atëherë ne mundemi me ndalu, ka thënë anëtari i bordit të ARKEP, Hazir Hajdari.

“Operatori serb ka ofruar 155 milionë për blerjen e IPKO dhe këto janë informatat që kanë qarkulluar në medie, dhe nuk ka asgjë reale”.

Anëtarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila është interesuar të dijë se si është funksioni i brendshme i ARKEPI-it, raporton EO.

Kusari ka thënë se pas publikimit të ftesës që do të ftohen ARKEP në komision, ata janë ftuar dy ditë më vonë nga kryeministri. Kusari ka thënë se takimi me ministra jo zyrtarisht është pa përgjegjësi e ARKEP-it.

“Ne nuk jemi duke folur për politizim por për diçka që shihet me ligj që rregullon veprimtarinë e juaj. A keni pasur ju si bord takim me ministrin dhe me Qeverinë që kompetencat e Ministrisë paraprakisht të informohet operatori që është funksional që një blerje e tillë nuk mundet me u funksionalizuar suksesshëm. Mua sot pas prezantimit të deklaratave qe me lehtësi e merrni që nuk keni mare asnjë letër”.

Ndërsa, deputeti i VV-së Hekuran Murati ka thënë se është dashtë të kërkohen informata nga një kompani që operon në Kosovë.

Të ngjashme