Arkitekti shqiptar me famë botërore: Teknologjia ka rritur mundësitë për arkitektët

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 10:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditën e dytë të konferencës për ndërtim “Conrecon” e hapi arkitekti me famë botërore, Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

Ai para të pranishmëve ka prezantuat punën e kompanisë “FourMe” që ai udhëheq forumin cila ka selitë e saj në Londër, Irlandën Veriore, por edhe në Prishtinë.

Rama teksa prezantoi projektet e tij në vende të ndryshme të botës tha se zhvillimi i teknologjisë ka bërë që të rriten mundësitë për arkitektët.

Sipas tij, teknologjia ka bërë që arkitekti të mos ketë më vetën një definicion, por të jetë shumë më i gjerë se kaq.

“Teknologjia ka krijuar mundësi të shumta edhe me rishqyrtuar se çka do të thotë me qenë arkitekt nëse ma herët e ka pa një definicionin tash për shkak të teknologjisë”.

“Teknologjia po na mundëson që arkitekti me qenë edhe në krye të ndërtimeve”.

“Conrecon” është konferenca e parë e ndërtimit në Kosovë. Ajo është organizuar nga media “Ndërtimi” dhe për dy ditë ka mbledhur në Prishtinë arkitektë e inxhinierë nga i gjithë rajoni.

Të ngjashme