Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së punëtorëve të Postës

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 09:27 | Nga Besiana Dauti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është takuar sot me Sindikatën e punëtorëve të Postës.

Pas takimit, ata arritën në përfundim që greva tërëditore e paralajmëruar për sot të ndërpritet, raporton Ekonomia Online.

Ministri Lluka dhe Sindikata kanë biseduar për mënyrat e zgjidhjes së gjendjes aktuale të kësaj ndërmarrjeje.

Në orën 10:30, ministri i Zhvillimit Ekonomik, do të mbajë konferencë për media për të treguar më gjerësisht detajet e këtij takimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme