Art Motion tani edhe në qytetin e Prizrenit

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Art Motion tani është edhe në qytetin e Prizrenit me ofertë prej 9.90 euro ne muaj ose 100 euro ne vit. Nga kjo ofertë klientët përfitojnë 150 kanale HD dhe deri 20Mbps/sek internet, pa depozitë dhe instalim falas. Platforma Art Motion ju ofron filma, dokumentare, seriale turke dhe të huaja, programe për fëmijë, sport dhe shumë programe të tjera vendore dhe të huaja, të gjitha në një vend.

Dyqani i ri në Prizren do të jetë pika qendrore në të cilën banorët e qytetit do të informohen dhe t’i blejnë produktet dhe shërbimet e tyre të preferuara të Art Motion, me pakot më të reja të televizionit kabllor digjital si dhe internetit.

Shumë shpejtë, Art Motion do të jetë prezent edhe në qytetet e tjera të Kosovës me ofertën dhe shërbimin më të mirë në treg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme