Aset kombëtar tregu Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneve e vlerëson sot hapjen e kufijëve dhe tregut me Shqipërin si aset kombëtar dhe ai nuk guxon të mbyllet  nga as një Qeveri më pavarssisht  rrjedhojave epidemike, biologjike e natyrore e lëre më për politika populliste.Të dy Qeveritë tona duhet bërë plane kombëtare për  rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, kjo kërkon mbledhje urgjente të Qeverive se si te veprohet si komb, e jo vetëm si dy shtete.


Tirana zyrtare patë zbeh në masë të madhe raportet me Qeverinë e kaluar dhe kjo duhet të riparohet menjëherë me një vizitë të Kryeministrit z.Hoti në Tiranë.


Qeveria e re Kosovës  në ditët e para po tregon kreativitet dhe dinamikë të shtuar për të çbllokuar  vendin duke hapë kufijt për qarkullim të qytetarëve, mallrave e kapitalit por edhe duke u integruar drejt liberalizimit te vizave.


Qeveria e ka obligim kushtetues dhe institucional kthimin e besimit të humbur të faktorit ndërkombëtar, politik, ekonomik e diplomatik sepse deri ketu erdhëm bashkë dhe kjo është  rruga e vetme që e shpëton Kosovën e jo injoranca dhe format bllokuese.

Të ngjashme