ASK: Eksporti i mallrave në mars ishte 61.8 milionë euro, e importi 382.5 milionë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se bazuar në të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, shihet një deficit tregtar më i lartë se 45.8 për qind në mars të vitit 2021, për dallim me periudhën e njëjtë në vitin 2020.

Përkatësisht 320.7 milionë euro krahasuar me deficitin 219.9 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë në vitin 2020, ndërsa eksporti mbulon 16.2 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin mars 2021 kishte vlerën 61.8 milionë euro, ndërsa importi 382.5 milionë euro, që është një rritje prej 92.2% për eksport dhe 51.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë 2020. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.9% produktet minerale; 11.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9% mjetet e transportit; 9.8% metalet bazë dhe artikujt, prej tyre 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 7.5% plastika, goma dhe artikuj prej tyre etj”, thuhet nga ASK-ja.

ASK ka njoftuar se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 19.8 milionë euro, e importet 184.8 milionë euro. Në mars të vitit 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24.3 milionë euro, ose 39.4 për qind të eksporteve të përgjithshme. E importe më të mëdha nga vendet e CEFTA-s kishte nga Serbia, 5.9 për qind, Maqedonia e Veriut 5.6 për qind e Shqipëria 5.5 për qind.

Partnerë kryesorë të Kosovës për eksport nga vendet e CEFTA-s janë Shqipëria (16.2 për qind), Maqedonia e Veriut (12.2 për qind) e Serbia (5.8 për qind).

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.8 milionë euro ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 82.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Italia (10.6%), Gjermania (7.1%), Holanda (2.5%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 184.8 milionë euro ose 48.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 38.8%.

Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga Gjermania (14.8%), Italia (6.1%), Greqia (5.9%), Sllovenia (3.6%) etj. Në mars 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24.3 milionë euro ose 39.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 53.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria (16.2%), Maqedonia e Veriut (12.2%), Serbia (5.8%) dhe Mali i Zi (3.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në mars 2021 arritën në 71.3 milionë euro ose 18.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje 146.9%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Serbia (5.9%), Maqedonia e Veriut (5.6%) dhe Shqipëria (5.5%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17.5 milionë euro ose 28.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden SHBA (14.3%), dhe Zvicra (7.8%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 126.3 milionë euro ose 33%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë Turqia (12.8%) dhe Kina (8.7%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme