ASK: Norma vjetore e inflacionit ishte 7.5 për qind, mujore 1.1

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1% në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin janar 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.8%); mish (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.0%); pemë (1.5%); perime (9.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); veshje (0.7%); pajisje shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (5.5%); shërbime hoteliere (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt 2022 me muajin shkurt 2021 ishte 7.5%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.5 për qind në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (15.7%); mish (8.6%); qumësht, djathë dhe vezë (11.1%); vajra dhe yndyra ushqimore (32.1%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (11.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.5%); kafe, çaj dhe kakao (12.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3.9%); duhan (4.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4.1%); energji elektrike (12.3%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa sa i përket ndryshimit të çmimit për tarifat, gjegjësisht kategorinë mbi 800 KW të aprovuara dhe të aplikuara nga data 09 shkurt 2022, është ende në procedim faturimi për konsumin e energjisë elektrike për ekonomitë familjare, që i takojnë kësaj kategorie, dhe bazuar në rekomandimet e përgjegjësve të KESCO-s, ky ndryshim do të paraqitet në publikimin e të dhënave për muajin mars 2022 (si muaj referues), gaz (18.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (14.0%); pajisje shtëpiake (5.3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopshte (5.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.6%); blerje e automjeteve (5.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (28.2%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (4.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.2%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (2.6%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (1.5%); shërbime hoteliere (7.4%); kujdes personal (3.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 7.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-8.8%); veshje (-3.0%), me një ndikim prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Të ngjashme