ASK: Prishtina e Prizreni me më së shumti turistë

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 13:53 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2017.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%. Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj.

Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një aneks i veçantë i cili përmban të dhënat nga Policia e Kosovës lidhur me numrin e vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme