ASK publikon Indeksin e Çmimeve të Importit

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importeve në Kosovë (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.6%) në TM1 2020, krahasuar me TM4 2019.

Rënie më të mëdha të çmimeve, sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-8.3%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-3.6%); vajrat ushqyese (-3.0%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-0.5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.5%); druri
dhe artikujt e tij (-0.5%); lëkura dhe artikujt e saj (-0.3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.3%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e
orës (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (15.3%); këpucët (1.8%); mjetet e transportit (0.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.6%); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (0.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.2%); dhe produktet e industrive kimike (0.1%).

Po ashtu, çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-0.6%) ndërmjet TM1 2019 dhe TM1 2020. Rënie më të mëdha, sipas sektorëve ishte te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (-21.8%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-13.4%); produktet minerale (-9.1%); vajrat ushqyese (-3.9%); lëkura dhe
artikujt e saj (-2.9%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.8%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%); druri dhe artikujt e tij (-0.5%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe
duhani (-0.2%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (26.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (3.3%); këpucët (3.0%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.3%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.0%); dhe produktet e industrive kimike (0.2%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

Të ngjashme