ASK publikon “Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN)” për tremujorin e tretë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN)” për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.5% në tremujorin e tretë (TM3) 2018, krahasuar me TM2 2018. Rritje më të madhe kishte te kategoritë: transporti (14.3%), energjia (1.6%) dhe kostot e tjera me 0.6%.

Ndërkaq, krahasuar të njëjtën periudhë, TM3 2018 me atë të vitit paraprak, TM3 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti (14.3%), energjia (2.5%), materialet (2.1%) dhe kostot e tjera (1.3%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme