ASK publikon Llogaritë Qeveritare për periudhën 2015-2021

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare për periudhën 2015-2021. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 484.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 11%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 376.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (27%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); konsumi i ndërmjetëm (14%); formimi i kapitalit bruto (13%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Të ngjashme