ASK publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë 2020

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) gjithsej janë regjistruar 2 311 ndërmarrje.

Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak (TM4 2019) ka një rënie prej (-9.94%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka rënie prej (-3.86%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 ndërmarrje të regjistruara (25.5%);

Prodhimi me 363 ndërmarrje të regjistruara (15.7%); Akomodimi dhe
aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 270 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 225 ndërmarrje të regjistruara (9.7%); Ndërtimtaria me 213 ndërmarrje të regjistruara (9.2%), etj .

Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 209 ndërmarrje të regjistruara (95.6%); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar janë 64 sosh (2.8%); në kategorinë me 10 deri 19 të punësuar janë 25 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar janë 13 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë një ndërmarrje të regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 741 ndërmarrje të regjistruara (32.1%); Ferizaj me 178 ndërmarrje të regjistruara (7.7%); Prizreni me 162 ndërmarrje të regjistruara
(7.0%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Peja me 133 ndërmarrje të regjistruara (5.8%); dhe Fushë Kosova me 101 ndërmarrje të regjistruara (4.4%).

Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Të ngjashme