ASK raporton para komisionit parlamentar, ankohet për kushte jo të mira të punës

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 11:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përkrahja jo e duhur buxhetore  dhe kushtet jo të mira të punës,ishin disa nga sfidat që Agjensioni i Statistikave të Kosovës është duke u përballur.

Të paktën kështu u tha në prezantimin e  raportit të prezantuar sot në mbledhjen e komisionit për Administratë Publike,Qeverisje Lokale dhe Media.

Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi tha se puna e bërë deri më tani është realizuar me ndihmën e donatorëve. Krasniqi tha se kushtet e punës janë aq të dobëta nganjëherë edhe të rrezikshme për stafin, raporton Ekonomia Online.

“ASK nuk ka ndonjë buxhet të madh kryesisht në bazë të ndihmës të donatorëve ka bërë prodhime dhe ka këtë nivel të ngritjes për shkak se ndihmohet jashtëzakonisht shumë nga donatorët”.

“Tek sfidat kemi pak mbështetje buxhetore, kemi përkrahje por jo atë të duhurën. Donacione kanë ndihmuar shumë që ta rrisim aspektin profesional por do të vij ndonjë ditë kur ne nuk do ta kemi këtë mbështetje. Sfidat tjera kushtet e punës është një objekt i vjetër dhe kushtet e punës janë të dobëta bile ka edhe rrezik për stafin”.

Të vetëdijshëm për kushtet jo të mira në të cilat punon Agjensioni i Statistikave të Kosovës ishin edhe anëtarët e komisionit.

Përkundër kësaj, kryetari i Komisionit Nait Hasani ishte i interesuar për regjistrimin e popullsisë në katër komunat serbe. Komuna këto të cilat nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin që është bërë nga ASK në vitin 2011.

Kryeshefi i ASK, Isa Krasniqi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që të bëhet regjistrimi i popullsisë në këto katër komuna,mirëpo këto përgatitje janë ndalur për shkak se është vendosur që vecse kanë filluar përgatitjet për regjistrimin që do të bëhet në të gjitha komunat vitin 2021.

E Milaim Zeka ishte i interesuar që të pyeste se si qëndron puna që ASK të jetë më kuadër të zyrës së kryeministrit.

Pavarësim institucional sipas Krasniqit është kërkuar edhe nga EUROSTAT-i. Sipas tij EUROSTAT-i ka rekomanduar që  ASK të jetë ose në kuadër të qeverisë ose në të kuvendit. Mirëpo ky vendim sipas kryeshefit të ASK-së i mbetet institucioneve tjera.

Të ngjashme